Me avancimin e teknologjisë është rritur edhe kërkesa e të rinjve për ti poseduar ato. Teknologjia informative ka një ndikim të shumëanshëm në mësimdhënie dhe mësimnxënie, ku shtohen pohimet për ndryshime rrënjësore të procesit mësimor, raportit me nxënësit, kurrikulën në terësi dhe metodologjisë të të nxënit.

Vështirësitë në të nxënë më të shpeshta te fëmijët

Vështirësitë gjatë të mësuarit është term i përgjithshëm që i sqaron problemet specifike gjatë të mësuarit. Vështirësitë gjatë të mësuarit shpesh sjellin deri te çrregullime për: të lexuar, shkruar, perceptimin auditiv, komunikimin, të menduarit logjik dhe zbatimin e operacioneve matematikore. Zbulimi i hershëm i vështirësive gjatë të mësuarit dhe intervenimi në kohë nga ana e prindërve, mësuesve ose profesionistëve mund të rezultojë me rritje të dukshme të vetëbesimit, arritjet në shkollë dhe aftësia për formimin dhe ruajtjen e lidhjeve sociale. Personat e rritur të cilët punojnë me këto nxënës duhet të njoftohen me karakteristikat e tyre themelore. Sipas të dhënave, problemet në procesin e të lexuarit lidhen me aftësi të dobëta për të lexuar dhe për të kuptuar tekstin e lexuar, vështirësi me sintaksën dhe gramatikën, zëvendësimi i shkronjave të ngjashme ose numrave dhe përzierja e renditjes së tyre dhe vështirësi gjatë leximit të titujve. Vështirësitë në të shkruar konstistojnë në vështirësi gjatë të shprehurit me shkrim dhe organizimi i mendimeve në letër, zëvendësimi ose harrimi i ndonjë shkronje, fjalëve ose frazave në procesin e të shkruarit, probleme në strukturimin e fjalive dhe organizimin e të shkruarit, gabime të shpeshta drejtshkrimore gjatë shkrimit të tekstit të një shkronje të njëjtë në një dokument. Por, rezultatet në disa lëndë specifike përcjellin haptazi se fëmijët kanë problem në një fushë të konjicionit. Në matematik nxënësi mund të shfaq vështirësi me operacionet për llogaritje, termat dhe konceptet matematikore, zëvendësimi i numrave, vështirësi me orientimin në kohë dhe zgjidhja e problemeve. Ndërsa në gjuhë, nxënësi mund të ketë vështirësi gjatë rrëfimit ose të kuptuarit e tregimeve dhe humorit, gabimisht e kuptojnë të folurin e tjetrit ose nuk kanë fotografi të qartë për atë që është thënë dhe mund të përgjigjen në mënyrë joetike.

Proceset mendore të rrezikuara nga kontakti i vazhdueshëm i fëmijëve me pajisjet teknologjike

Thuhet se gjatë kohës që shohim televizor para syve kalojne 25 figura në sekondë, ndërsa brenda një ore të kaluar para televizorit kalojnë 90 mijë figura. Si rezultat i kësaj shohim një deformim të trurit. Fushat kryesore që preken në mënyrë direktive nga përdorimi i vazhdueshëm nga interneti, celulari, kompjuteri janë ato konjitive. Së pari, të ndikuara janë funksionet njohëse. Individët mund të kenë vështirësi gjatë fitimit të shkathtësive të reja, vështirësi në ndjekjen e drejtimeve, veçanërisht të drejtimeve të ndërlikuara, konfuzion vizual dhe në hapësirë (për shembull, i ndërrojnë termat majtas dhe djathtas, lartë dhe poshtë, nën dhe mbi, prapa dhe në mes) – vështirësi me orientimin në hapësirë dhe mund të jenë të pavetëdijshëm për sekuenca të caktuara kohore. Së dyti, kujtesa është një fushë që ndikohet së tepërmi. Përdoruesit mund të kenë vështirësi në të mbajturit mend të informacioneve në vetëm një mënyrë. Sipas studimeve shumë të rinj sot e kanë shumë të vështirë gati të pamundur të mbajnë mend qoftë dhe një numër telefoni. Studime të ndryshme tregojnë se fëmijët që
kalojnë orë të zgjatura me kompjuter pasi kryejnë mësimet, harrojnë rreth 70% të asaj që kanë mësuar. Duke nënvizuar rëndësinë e mësimit dhe të përsëritjes së mësimit në shtëpi, duhet theksuar se përdorimi i pakontrolluar i celularit, i televizorit dhe i kompjuterit nga fëmija ndikon negativisht në përqëndrim. Për sa i përket aftësive organizative njerëzit mund të shfaqin vështirësi në ndjekjen e renditjes. Ndërsa ata mund të kenë vështirësi në shkathësitë sociale, gabimisht mund ti interpretojnë sinjalet joverbale, shfaqin izolim social e shpesh impulsivitet duke qënë se e kanë të vështirë të përshtaten në praktikat e reja dhe nuk i kuptojnë mesazhet e dërguara përmes kontaktit me sy.

Pra, rrjetet sociale dhe të gjitha mjetet e teknologjisë që thjeshtësuan jetën e njëriut dhe lehtësuan komunikimin e shpejtë me të gjitha kondinentet sjellin pasoja negative në zhvillimin e individit dhe ngadalësojnë proceset mendore të veprojnë me sukses. E këshillueshme do ishte eliminimi i pjesëshëm drejtë totales të përdorimit të tyre nga fëmijët.