Sëmundja e Kancerit shpesh shkakton depresion dhe nivel të lartë ankthi, cilësia e jetës ndryshon në
mënyrë drastike, si rezultat pacienti ka vështirësi në marrëdhëniet sociale, familjare, shoqërore dhe më
gjerë. Mbajtja e mendimeve tuaja të përqendruara në luftën kundër kancerit dhe fitorja mbi to është
hapi i parë drejt shërimit. Mbështetja psikologjike mund të përmirësojë kualitetin e jetës së pacientit. Në
këtë mënyrë pacientët janë më të aftë të ballafaqohen me sëmundjen dhe si rezultat krijohet shmangia
e çrregullimeve psikologjike.


Në Shqipëri, ashtu si në shumë vende të tjera të botës, kanceri përben një problem ne rritje, i cili lipset
të trajtohet me një përqasje të Shëndetit Publik. Në vendin tonë raportohen 4000-4500 raste të reja të
kancerit çdo vit. Të dhënat e disponoheshe për këtë sëmundje bazohen pjesërisht në regjistrin e
Qendrës Onkologjike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, dhe pjesërisht nga
regjistrat e spitaleve të rretheve dhe shërbimeve të patologjisë. Përqindja e regjistruar e kancerit në
Shqipëri (rreth 1000 raste të reja për 100.000 banorë) është e ulët krahasuar me atë të vendeve të tjera
Evropiane, gjë që mund të jetë për shkak të regjistrimit jo të plotë ose përqindjes së lartë të rinjve në
Shqipëri. Përafërsisht, 73% e Shqiptarëve ose gati tre të katërtat e popullsisë janë më pak se 45 vjeç dhe
mosha mesatare është 31 vjeç – më e ulëta në Evropë.


 Mënyrat për të përballuar emocionet:


1-Të shprehen ndjenjat:
Disa pacientë të diagnostikuar me kancer mendojnë se kur i ndajnë me të tjerë ndjenja të tilla si
zemërimi ose trishtimi, ata ka më shumë mundësi të çlirohen prej tyre. Disa i ndajnë ndjenjat e tyre
duke biseduar me miqtë apo familjen, të mbijetuarit e tjerë të kancerit, në seancat me grupe këshillimi
për kancerin ose me profesionistë të shëndetit mendor. Por edhe nëse një pacient nuk preferon të
diskutojë për kancerin me të tjerët, mund të zgjedhë që këto ndjenja ti hedhë në letër.

2-Të shihen aspektet pozitive:
Ndonjëherë kjo do të thotë të shikosh të mirën edhe në një kohë të keqe ose të përpiqesh të kesh
shpresë në vend që të mendosh keq. Këta pacientë, mirë është që të përpiqen të përdorin energjitë e
tyre për më të mirën e tyre dhe se çfarë mund të bëjnë për të qëndruar sa më të shëndetshëm që të jetë
e mundur.


3-Të mos fajësohet vetja për sëmundjen e kancerit:
Disa pacientë të diagnostikuar me kancer besojnë se ata janë prekur nga kanceri për shkak të disa
veprimeve që ata kanë bërë apo nuk kanë bërë gjatë jetës së tyre. Por, kanceri mund të prekë cilindo. E
rëndësishme është gjetja e mënyrave për t’u rehabilituar në këtë situatë. Aktiviteti fizik, meditimi, etj.
Janë disa mënyra që mund t’i ndihmojnë këta pacientë të përmirësohen kur ndjehen të shqetësuar.

4-Të jenë sa më aktivë që munden:
Të praktikohet një shëtitje në natyrë, të përqendrohen në gjëra të tjera, mund t’i ndihmojë këta
pacientë, të harrojnë qoftë edhe për pak sëmundjen e kancerit. Personat e preku nga kjo sëmundje
mund t’i kushtojnë kohë pasioneve të tyre p.sh: punimet e drurit, fotografitë, leximin, ose mund të
vizitojë ambiente që kanë lidhje me artin, muzikën etj.


 Shenjat emocionale që mund të shfaqin pacientët e diagnostikuar me kancer:
1) Ndjenja e trishtimit.
2) Ndjenja e mpirjes emocionale.
3) Ndjenja nervozizmi.
4) Ndjenja faji.
5) Ndjenja pasigurie, humbje shprese për jetën.
6) Ndjenja mërzie.
7) Mungesë përqendrimi.
8) Mungese interesi për aktivitet fizike.
9) Vështirësi për t’u përshtatur me jetën e përditshme, me miqtë, familjarët, etj.
10) Mendime për kryerje vetëvrasje.