“Hormoni i dashurisë” cilësohet Oksitocina. Ky hormon prodhohet nga lobi i pasëm i
hipofizës. Oksitocina lirohet në organizëm kur njerëzit afrohen, fizikisht dhe në
raporte sociale, dhe krijohet ndjesia e familjaritetit ose dyshimit në varësi të mjedisit
ku ndodhemi.
Hormoni oksitocina është mjaftueshëm i rëndësishëm për femrat, veçanërisht gjatë
procesit të lindjes për në mitër (uterus) dhe gjatë ushqyerjes me gji, meqënëse
“urdhëron” trupin të prodhojë qumështin për ushqyerjen me gji të fëmijës së ardhur në
jetë.
Te meshkujt, është konstatuar gjithashtu aftësia e oksitocinës në krijimin e ndjesisë së
familjaritetit. Bazuar në studime mbi meshkujt që ishin në një lidhje sentimentale dhe
u injektuan me një dozë më shumë të këtij hormoni (në formë sprajti), u zbulua se
oksitocina përforcon besimin e meshkujve që jane lidhur emocionalisht me një femër.

Dëshironi të përforconi prodhimin e oksitocinës në trupin tuaj?
Po ju njohim me 5 mënyra të thjeshta që shtojnë prodhimin e hormonit të dashurisë.

  1. Shikimi i njëri-tjetrit në sy
    Kur shikoni partnerin/en tuaj në sy dhe buzëqeshni, oksitocina krijon ndjenjën e
    besimit.
  2. Përqafimi
    Kur ndani një përqafim mes jush, oksitocina mund t’ju krijojë nevojën për të qënduar
    më gjatë përqafuar.
  3. Mbatja dorë-për-dore
    Prekja ul hormonin e stresit, kortizolin, tensionin arterial dhe rrit nivelin e oksitocinës.
  4. Puthja
    Një puthje mund të iniciojë nga dëshira për intimitet kundrejtë partnerit/es suaj dhe
    me “ndihmën” e dopaminës, mund t’ju drejtojë në shtimin e oksitocinës.